Ja për sa sekonda Tahiri mbetet larg të parit në Kampionatin Botëror - Bota Sot
Ja për sa sekonda Tahiri mbetet larg të parit në Kampionatin Botëror

Skijim

E premte, 24 nëntor 2017

Ja për sa sekonda Tahiri mbetet larg të parit në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 16:15
Albin Tahiri

Debutim historik i Kosovës në Kampionatin Botëror në ski. Skiatori Albin Tahiri debutoi në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës. Ai zuri vendin e 49-të në renditje ose me kohë më të ngadalshme për 10 sekonda e 91 qindtat se sa Erik Guay nga Kanadaja, që fitoi medaljen e artë. Megjithatë, Tahiri qe më i shpejtë se Taras Pimenov. Tahiri arriti në cak me kohë të kaluar për 1:36.29 minuta, ndërsa la pas Pimenov me kohën 1:43.88 e Nikita Shcherbakovskiy që kishte kohën 1:48.70 minuta.  Guay fitoi garën me kohë të kaluar për 1:25.38 minuta. Mbi të gjitha, ka qenë një debutim historik i Tahirit në mesin e elitës së skiatorëve botëror.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test