Flet Albini për emocionet në Kampionatin Botëror në ski!

Skijim

Flet Albini për emocionet në Kampionatin Botëror në ski!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 16:35
Albin Tahiri

Skiatori Albin Tahiri u rendit në vend të 49-të në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror në ski, që po zhvillohet në St. Moritz të Zvicrës. Ai patin kohën për 1:36.29 minuta dhe 10 sekonda e 91 qindta mbetet larg fituesit të garës, Erik Guay nga Kanadaja. Ai kishte emocione të mëdha në debutimin historik në një garë të madhe. “Ishte kënaqësi e veçantë ta përfaqësoj Kosovën për herë të parë në një Kampionat Botëror. Kisha shumë emocione, megjithatë e ndjej veten shumë krenar që jam duke e përfaqësuar Kosovën”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”

Tahiri, i cili do të garojë edhe në lëshim, në sllallom, sllallom të madh e në kombinim.  Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, shprehet se është një rezultat i mirë. “Mund ta quaja rezultat të mirë për Kampionat Botëror edhe pse nuk ka qenë mjaftueshëm i përgatitur dhe nuk ka pas shumë ditë në borë sikurse shtetet tjera, por në të ardhmen shpresoj që të kemi një buxhet më të mirë që të mund të përgatitemi sa më mirë që të mund të jemi edhe ne favoritë”, tha Kelmendi. “Albin Tahirit vendi i parë i ka ikur vetëm për 10 sekonda”, tha më tutje ai. A mendoni se është sukses apo zhgënjim 10 sekonda e 91 qindtat nga vendi i parë? “Normal që është sukses. Ne jemi duke marrë pjesë në një Kampionat Botëror”, përgjigjet Kelmendit. Numri një i federatës shpreson se Tahiri do të ketë paraqitje të mirë në lëshim: “Gara e radhës është lëshimi dhe pres rezultat mesatar sepse lëshimi njihet si disiplina më e vështirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat