Media zvicerane: Tahiri shkruajti historinë për Kosovën, 2016 ishte viti i sportit të Kosovës

Skijim

Media zvicerane: Tahiri shkruajti historinë për Kosovën, 2016 ishte viti i sportit të Kosovës

Nga: Fitim Dika Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 19:21
Albin Tahiri

Përherë të parë një shqiptar nga Kosova ka konkurruar në garat me ski në St. Moritz, shkruan “Blick”. Bëhet fjalë për Albin Tahiri.

28 vjeçari nga Kosova gjatë garave botërore për ski është ranguar i 49-ti, ndërsa konkurroi me numrin 71. Ai ishte 10.91 sekonda pas fituesit Erik Guay.

Pjesëmarrja e Tahirit në garat ndërkombëtare të skijimit është një tjetër sukses për sportin e Kosovës, që ka shpallur pavarësinë në 2008. Viti 2016 ishte viti sportiv për vendin e vogël ballkanik, që në maj 2016 u anëtarësua në FIFA dhe UEFA, ndërsa tre muaj më vonë Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në xhudo deri në 52 kilogram, përcjell botasot.info.

A ka përfunduar gara për Tahirin? Jo, ai sot konkurroi në disiplinën Super G, ndërsa i kanë mbetur edhe katër gara të ndryshme. Mjaft mundësi për të harruar rezultatin e sotëm./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat