E arta dhe e argjendta shkojnë për Zvicrën

Skijim

E arta dhe e argjendta shkojnë për Zvicrën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 14:44
Wendy Holdener

Skiatorja 23-vjeçare e Zvicrës, Wendy Holdener, shkëlqeu me paraqitjen e saj në superkombinim në Kampionatin Botëror që po mbahet në Qendrën e mirënjohur skitare në St. Moritz të Zvicrës. Holdener u tregua jashtëzakonisht e mirë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:58.88 minuta, duke lënë pas për 5 qindtat bashkëkombësen e saj Michelle Gisin. Holdener rrëshqiti për mrekulli dhe pothuajse pa asnjë gabim, duke u stolis me medaljen e artë.

Ndërkaq, Michelle Gisin shkëlqeu dhe fitoi medaljen e argjendtë. Holdener dhe Gisin futen në histori, për herë të parë arritën medalje në Kampionatin Botëror. Austriakja Michaela Kirchgasser për 38 qindtat mbetet larg vendit të parë, megjithatë arriti në podium dhe fitoi medaljen e bronztë. Ajo u dëshmua mjaft e mirë dhe me pak përqendrim do të kishte kohën edhe më të mirë. Denise Feierabend nga Zvicra befasoi për të mirë e cila zuri vendin e katër dhe ka pasur tre qindtat e kohës më të mirë se amerikania e mirënjohur Lindsey Vonn. Skiatorja Vonn mbetet pa medalje, por edhe kohën e pati më të dobët për 85 qindtat se Holdeneri. Paraqitje të mirë nuk ka pasur italiania Federica Brignone e cila u renditet në vend të shtatë me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 37 qindtat se fituesja e garës. Për të mirë befasoi skiatorja nga Sllovenia Marusa Ferk, për faktin se zuri vendin e tetë dhe me kohë më të dobët për një sekonda e 84 qindtat se Holdeneri.

Rezultatet

1. Wendy Holdener (SUI) 1:58.88

2. Michelle Gisin (Zvicra) 0.05

3. Michaela Kirchgasser (Austria)   0.38

4. Denise Feierabend (Zvicra) 0.82

5. Lindsey Vonn (SHBA) 0.85

6. Marie-Michèle Gagnon (Kanada)        1.27

7. Federica Brignone (Italia)    1.38

8. Marusa Ferk (Sllovenia)      1.84

9. Ricarda Haaser (Austria)     1.93

10. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 1.96

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat