Feuz i jashtëzakonshëm, i artë në lëshim

Skijim

Feuz i jashtëzakonshëm, i artë në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 15:51
Feuz

Skiatori zviceran, Beat Feuz,  tregoi përformacën të jashtëzakonshme në disiplinën e lëshimit në Kampionatit Botëror, që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës. Ai fitoi medaljen e artë, ndërsa kanadezi Erik Guay të argjendtën. Feuz zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:38.91 ose ka qenë më i shpejtë për 12 qindtat se vendi i dytë. Kjo është medalja e dytë e tij në Kampionatin Botëror, pasi që të parën e kishte fituar dy vjet më parë, por atëherë të bronztën. Erik Guay shënoi rezultat të jashtëzakonshëm, zuri pozitën e dytë, stoliset me medaljen e argjendtë, e dyta në këtë kampionati, pasi me 8 shkurt kishte fituar të artën në supersllallomin e madh. Kjo është medalja e tretë në karrierën e tij, për faktin se të parën e kishte fituar në vitin 2011 në disiplinën e lëshimit. 27-vjeçari nga Austria, Max Franz bëri senzacion, pasi që fitoi medaljen e bronztë dhe ka qenë më i ngadalshëm për 37 qindtat se pozita e parë.  Norvegjezi Kjetil Jansrud dhe zvicerani Patrick Küng për dy qindtat e sekondës mbeten pa medalje.

Rezultatet

1.Beat Feuz (Zvicra)      1:38.91

2. Erik Guay (Kanada) 0.12

3. Max Franz (Austria)  0.37

4. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.39

5. Patrick Küng (Zvicra)        0.39

6. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 0.49

7. Bostjan Kline (Sllovenia)   0.52

8. Andreas Sander (Gjermania)      0.56

9. Peter Fill (Italia)         0.65

10. Brice Roger (Franca)                  0.82

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat