Tahiri i 51-ti në Kampionatin Botëror

Skijim

Tahiri i 51-ti në Kampionatin Botëror

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 17:42
Skiatori Tahiri me stafin e tij

Skiatori i kombëtares së Kosovës, Albin Tahiri, është renditur në vend të 51-të në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës. Ai ndjehet i kënaqur me paraqitjen që bëri në lëshim. “Është rezultat i mirë”, tha Tahiri i cili mbetet pas për 7 sekonda e 95 qindtat se fituesi i garës Beat Feuz nga Zvicra. “Albini doli më mirë se në disiplinën e supersllallomit të madh, sepse nga vendi i parë mbeti larg për 7 sekonda e 95 qindtat. Mbetet që në të ardhmen të punojmë më fortë dhe të jemi konkurrent për vend të parë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat