Kosova pjesë e ceremonisë hapëse të 'EYOF 2017'

Skijim

Kosova pjesë e ceremonisë hapëse të 'EYOF 2017'

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 22:06
Parakalimi i Kosovës

Sot është hapur edicioni i 13-të i Festivalit Olimpik Dimëror Evropian për të rinj, në të cilën për herë të parë merr pjesë edhe Kosova.

Ky festival po mbahet në Erzurum të Turqisë, ndërsa Kosova do të përfaqësohet nga pesë sportistë.

Katër skitarë në disiplinat alpike dhe një snouborder do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje sportive për të rinj.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në një Festival Dimëror si ky.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat