Shkëlqeu Luca Aerni, Hirscher – i argjendtë

Skijim

Shkëlqeu Luca Aerni, Hirscher – i argjendtë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:17
Luca Aerni

Skiatori zviceran, Luca Aerni, bëri senzacion në disiplinën e superkombinimit në Kampionatin Botëror që mbahet në St. MOritz të Zvicrës. 23-vjeçari dëshmoi rrëshqitje të përsosur, duke befasuar të gjithë dhe triumfoi me kohë të kaluar për 2:26.33 minuta. Ai fitoi medaljen e artë, e para në karrierën e tij në Kampionatin Botëror. Aerni për një qindtën e sekondës ka qenë më i shpejtë se kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher. Austriaku Hirscher për një fije të flokut i ikë medalja e artë, për faktin se për një qindtën mbeti larg vendit të parë dhe për 5 qindtat ka qenë më i mirë se zvicerani Mauro Caviezel.

Se gara ka qenë jashtëzakonisht e fortë më së mirë e ka dëshmuar edhe diferenca shumë e ngushtë në qindtat e sekondës ndërmjet të parit dhe vendit të tretë. Fakti tjetër është se Hirscher ka fituar medaljen e shtatë në Kampionatin Botëror. Ai ka fituar katër medalje të arta deri më tash: në sllallom dhe me kombëtare në vitin 2013 në Schladming, pastaj në superkombinim dhe me kombëtare në vitin 2015 në Beaver Creek. Tri të argjendta: në sllallomin e madh në vitin 2013 në Schladming dhe në sllallomin e madh në vitin 2015 në Beaver Creek dhe në superkombinim në vitin 2017 në St. Moritz. Me një fjalë, zviceranët befasuan, sepse fituan dy medalje. Aerni është i artë dhe Caviezel i bronztë. Me kohë të njëjtë përfunduan italiani Dominik Paris dhe norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde. Paris e Kilde ishin më të ngadalshëm për 40 qindtat e sekondës se vendi i parë.  Carlo Janka nga Zvicra përfundoi në vend të shtatë me 68 qindtat me pak se i pari dhe për 10 qindtat ishte më i shpejtë se pozita e dhjetë, Alexis Pinturault.

Rezultatet

1. Luca Aerni (Zvicra) 2:26.33

2. Marcel Hirscher (Austria)         0.01

3. Mauro Caviezel (Zvicra)  0.06

4. Dominik Paris (Italia)                0.40

5. Aleksander Kilde (Norvegjia)   0.40

6. Justin Murisier (Zvicra)   0.49

7. Carlo Janka (Zvicra)         0.68

8. Vincent Kriechmayr (Austria)   0.75

9. Adrien Théaux (Franca)   0.77

10. Alexis Pinturault (Franca)      0.86

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat