Tahiri i fundit në superkombinim

Skijim

Tahiri i fundit në superkombinim

Nga: K.G. Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 16:17
Albini Tahiri

Albini Tahiri përfundoi në vend të fundit në superkombinim në Kampionatin Botëror që po mbahet në St. Moritz.

Skiatori i kombëtares së Kosovës arriti kohën për 2:38.50 minuta ose ka qenë më i ngadalshëm për 12 sekonda e 17 qindtat se fituesi i garës Luca Aerni. Tahiri e ka pasur shumë të vështirë për të arritur kohën më të mirë dhe për të ka qenë sukses që e ka përfunduar këtë garë shumë të vështirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat