Zhgënjyen me paraqitje skiatoret tona

Skijim

Zhgënjyen me paraqitje skiatoret tona

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 15:04
Skiatret tona në Erzurum

Skiatoret Lyra Hoxha dhe Adea Haxhidauti përfunduan garat në Festivalin e 13-të Olimpik Dimëror Evropian për të rinj në Erzurum. “Për të dy skiatoret kjo ishte një përvojë e re. Në shtigje të tilla dhe në gara të këtij niveli nuk kanë pasur përvojë më parë. Sigurisht se kjo ishte një eksperiencë e re për to dhe shumë e dobishme për vazhdimin e vajzave tona të reja. Adea në ngasjen e parë në sllallom nuk arriti të siguronte pozicion për ngasjen e dytë, kurse Lyra me pak fat do të mund të zinte një pozicion të mirë në klasifikimin përfundimtar, por nuk arriti ta bënte këtë megjithëse pati një rrëshqitje të mirë, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Me një fjalë, zhgënjen skiatoret tona në disiplinën e sllallomit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat