Vlora e Blerta: Skijimi na ndihmon shumë për hendboll!

Skijim

Vlora e Blerta: Skijimi na ndihmon shumë për hendboll!

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:45
Blerta Tërpeza e Vlora Jashari

Një numër i sportistëve në Kosovë shfrytëzojnë skijimin që të përgatiten fizikisht dhe të jenë të gatshëm për sportet ku veprojnë ata. Ish-hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Vlora Jashari, aktualisht trajnere e Kastriotit nga Ferizaj dhe Blerta Tërpeza, portiere e Vushtrrisë,  dhe të dyja janë profesoresha, shprehen se skijimi i ndihmon në përgatitjen fizike.  

Ato skijojnë në Qendrën e Skive në Brezovicë.  “Skijimi me pëlqen shumë, por vite me radhë e kam shfrytëzuar, sepse me ndihmon shumë në përgatitje fizike. Pothuajse një periudhë të madhe merrem me skijim gjatë kohës së janarit por edhe të shkurtit cila ndikon shumë në përgatitjen për hendboll”, tha Jashari që ka synime me ekipin ferizajas të sigurojnë një vend në garat evropiane. Blerta tha se skijimi ka ndikuar shumë herë të rrisin edhe formën e saj. “Skijimi është sport që duhet të kesh talent por edhe guxim dhe është sport që të mbushë mirë fizikisht dhe kjo me ndihmon shumë”, tha Blerta.  “Në Brezovicë kushtet janë fenomenale dhe na mundësojnë edhe të relaksohemi, por edhe t’i mbushim bateritë. Shoh se ka edhe mjaft sportistë qe e shfrytëzojnë skijimin për përgatitje për sportet. Kjo është shumë e mirë”, tha Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat