Worley fitoi medaljen e artë në sllallomin e madh - Bota Sot
Worley fitoi medaljen e artë në sllallomin e madh

Skijim

E premte, 28 korrik 2017

Worley fitoi medaljen e artë në sllallomin e madh

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:47
Tessa Worley

Skiatorja franceze, Tessa Worley, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror në disiplinën e sllallomit të madh. 27-vjeçarja u dëshmua shumë e mirë dhe mahniti edhe të pranishmit në Qendrën Skitare në St. Moritz të Zvicrës. Ajo ka pasur kohën për 2:05.55 minuta ose ishte më e shpejt për 34 qindtat se skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin. Worley fitoi medaljen e pestë në karrierën e saj ose e katërta e artë. Medaljen e artë me ekip në vitin 2011 në Garmisch dhe në 2017 në St. Moritz. Të artën e fitoi në sllallomin e madh në vitin 2013 në Schladming dhe sot në St. Moritz, si dhe të bronztën në vitin 2011 në  Garmisch. Mikaela Shiffrin fitoi medaljen e tretë të saj në karrierë. Ajo stoliset me medaljen e argjendtë, ndërsa dy të arta i ka fituar në sllallom në vitin 2013 në Schladming dhe në 2015 në Beaver Creek. Skiatorja italiane Sofia Goggia është e lumtur për faktin se stoliset me medaljen e bronztë. Kjo është medalja e parë në karrierë e saj. Ajo mbeti për 74 qindtat larg vendit të parë dhe për 18 qindtat qe më e shpejt se pozita e katërt.

Rezultatet

1. Tessa Worley (Franca)      2:05.55

2. Mikaela Shiffrin (SHBA)  0.34

3. Sofia Goggia (Italia)  0.74

4. Federica Brignone (Italia) 0.92

5. Stephanie Brunner (Austria)       1.30

6. Manuela Mölgg (Italia)      1.33

7. Ana Drev (Sllovenia)         1.81

8. Petra Vlhova (Sllovakia)    1.95

9. Sara Hector (Suedia)         1.96

10. Nina Loeseth (Norvegjia)          1.97

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test