Dy sportiste e profesoresha, me Flamur të Kosovës e Kombëtar, lëshohen me ski në Brezovicë!

Skijim

Dy sportiste e profesoresha, me Flamur të Kosovës e Kombëtar, lëshohen me ski në Brezovicë!

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:26
Jashari e Tërpeza

Në mënyra të ndryshme kremtohet Dita e 17 Shkurtit – Pavarësia e Republikës së Kosovës. Personalitete të ndryshme urojnë këtë ditë të madhe, nëntëvjetorin e shtetësisë së Kosovës. Edhe në qendrën e njohur të skijimit në Brezovicë, ka qenë atmosferë festive. Më e veçanta është se si dy profesoresha lëshohen në ski me Flamur të Kosovës e Kombëtar, të lidhura njëra me tjetrën dhe në dyshe. Është fjala për Vlora Jashari, ish hendbolliste e kombëtares së Kosovës dhe trajnere e KH Kastriotit nga Ferizajt dhe Blerta Tërpeza, portiere e Vushtrrisë, në këtë mënyrë e festojnë nëntëvjetorin e pavarësisë, siç shihen në foto.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat