Haxhimusa godet: Ja nga kush mbikëqyret Brezovica

Skijim

Haxhimusa godet: Ja nga kush mbikëqyret Brezovica

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 12:49
Ilustrim i Haxhimusës

Bashkim Haxhimusa, udhëheqës për sport në Komunën e Ferizajt, nuk ka mundur të përmbahet pa goditur me dy-tri fjalë në lidhjen me Qendrën e Skive në Brezovicë. Sipas tij, Brezovica udhëhiqet nga paramilitarët serb. “Për çudi... Brezovica mbikqyret nga paramilitarët serb e cila nuk jep aspak siguri për qytetarët e Kosovës dhe me çmime marramendëse.
Kodra e Diellit në Tetovë e sigurt deri diku dhe me çmime shumë të arsyeshme, por pse të udhëtojmë ne 100 km deri në Tetovë kur e kemi Brezovicen 30 km.
Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të dërgoj ekipet e inspektoriateve përkatëse në Brezovicë dhe të kërkojnë siguri për qytetarët e vet, ose ta mbyllin se nuk shkon më kështu...”, shkruan Haxhimusa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat