Kline heshti të gjithë, triumfoi në lëshim

Skijim

Kline heshti të gjithë, triumfoi në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 14:30
Kline

Skiatori slloven, Bostjan Kline, heshti të gjithë me fitoren e parë në karrierë të tij në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Kvitfjell të Norvegjisë. Kline ka qenë i jashtëzakonshëm duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29.20 minuta. 25-vjeçari u dëshmua superior, duke e lënë pas për 19 qindtat austriakun  Matthias Mayer. E veçanta tjetër ka qenë se Mayer për 1 qindtën e sekondës i ikë vendit të tretë, norvegjezit  Kjetil Jansrud.

Se vërtet ka qenë garë shumë e fortë pa dyshim është treguesi më i mirë kanadezi Erik Guay i cili për pesë qindtat mbetet larg vendit të tretë dhe 25 qindtat se fituesi i garës. Kanadezi tjetër Manuel Osborne-Paradis u rendit në vend të gjashtë me 4 qindtat e kohës më të mirë se pozita e shtatë Beat Feuz nga Zvicra. Amerikani Travis Ganong zuri pozitën e tetë me dy qindtat e kohës më të ngadalshme se Feuz, ndërsa austriaku Hannes Reichelt zuri vendin e nëntë me 60 qindtat e sekondës më të dobët se Kline. Në renditjen e përgjithshme të lëshimit, Jansrud udhëheq me 307 pikë, Fill me 294 sosh, pasojnë: Paris (242), Reichelt (229), Ganong (201) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson 1.275 pikë, pas tij janë: Kristoffersen (843), Pinturault (843), Jansrud (735) pikë etj.

Rezultatet

1. Bostjan Kline (Sllovenia)   1:29.20

2. Matthias Mayer (Austria) 0.19

3. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.20

4. Erik Guay (Kanada)  0.25

5. Manuel Paradis (Kanada) 0.34

6. Thomas Dressen (Gjermania)     0.38

7. Beat Feuz (Zvicra)    0.41

8. Travis Ganong (SHBA)       0.43

9. Hannes Reichelt (Austria) 0.60

10. Mauro Caviezel (Zvicra)  0.62

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat