Jansrud me kohë më të shpejt për 8 qindtat se Fill

Skijim

Jansrud me kohë më të shpejt për 8 qindtat se Fill

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 19:51
Norvegjezi Kjetil Jansrud

Norvegjezi Kjetil Jansrud u tregua më i mirë dhe triumfoi në Kupën e Botës në lëshim, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Kvitfjell të Norvegjisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:47.63 ose ishte më i shpejt për 8 qindtat se vendi i dytë Peter Fill nga Italia dhe 14 se i treti Beta Feuz nga Zvicra. Gara ishte shumë e fortë dhe më së miri e dëshmon edhe difernca e vogël në qindtat e sekondës ndërmjet tre vendeve të parë.

Kanadezi Manuel Osborne-Paradis u rendit në vend të katërt me dy qindtat e kohës më të mirë se zvicerani Carlo Janka. Austriaku Hirscher kryeson me 1275 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, duke lënë pas Kristoffersen e Pinturault me nga 843, Jansrud 835 etj. ndërsa në disiplinë e lëshimit Jansrud udhëheq me 407 pikë, pasojnë Fill me 374 e Paris 271 pikë etj.

Rezultatet

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia)          1:47.63

2. Peter Fill (Italia)         0.08

3. Beat Feuz (Zvicra)              0.14

4. Manuel Osborne-Paradis (Kanada)            0.26

5. Carlo Janka (Zvicra)           0.28

6. Erik Guay (Kanada)           0.32

7. Bostjan Kline (Sllovenia)           0.56

8. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)              0.63

9. Dominik Paris (Italia)         0.72

10. Vincent Kriechmayr (Austria)         0.74.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat