Stuhec dominoi në supersllallom të madh

Skijim

Stuhec dominoi në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 19:53
Skiatorja nga Sllovenia, Ilka Stuhec

Skiatorja nga Sllovenia, Ilka Stuhec, shënoi fitore të madhe në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Crans-Montana të Zvicrës. Stuhec ka qenë më e shkathët se rivalet e saja dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:21.78 minuta ose ishte më e shpejt për 50 qindtat se italiania Elena Curtoni. 

Austriakja Stephanie Venier arriti në vend të tretë por me kohë më të dobët për një sekondë e 9 qindtat se vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin udhëheq me 1223 pikë, 200 më shumë se zvicerania Gut. Stuhec është në vend të tretë me 965 pikë. Në renditjen e përgjithshme të supersllallomit të madh,  Tina Weirather nga Lihteshtajni kryeson me 306 ose ka gjashtë më shumë se Gut dhe 16 se Stuhec.

Rezultatet

1. Ilka Stuhec (Sllovenia)               1:21.78

2. Elena Curtoni (Italia)         0.50

3. Stephanie Venier (Austria)         1.09

4. Tina Weirather (Liehteshtajni)          1.26

5. Federica Brignone (Italia)          1.35

6. Kajsa Kling (Suedia)          1.36

7. Elisabeth Görgl (Austria)           1.39

8. Nicole Schmidhofer (Austria)            1.75

9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)              1.76

10. Tiffany Gauthier (Franca)                2.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat