Triumf i madh i skiatores amerikane - Bota Sot
Triumf i madh i skiatores amerikane

Skijim

E martë, 17 tetor 2017

Triumf i madh i skiatores amerikane

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:18
Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është shumë afër titullit të botës. Ajo shënoi super fitore në superkombinim, në garën që u mbajt në Crans-Montana të Zvicrës. Shiffrin u dëshmua jashtëzakonisht e mirë duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:07.16 minuta. Amerikania ishte bindshëm më e mirë se rivalet e saja, duke lënë pas saj për 70 qindtat italianen Federica Brignone. Skiatorja nga Sllovenia Ilka Stuhec arriti në podium përkatësisht në vend të tretë ose pati kohën për 4 qindtat se pozita e katërt Marie-Michèle Gagnon nga Kanadaja. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin udhëheq me 1323 pikë, i përcjell nga Ilka Stuhec (1025), Lara Gut (1023) etj. ndërsa në renditjen e superkombinimit, Ilka Stuhec prin me 240 pikë, pasojnë Federica Brignone (220) e Wendy Holdener (140) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    2:07.16

2. Federica Brignone (Italia) 0.70

3. Ilka Stuhec (Sllovenia)      0.85

4. Marie-Michèle Gagnon (Kanada)        0.89

5. Ricarda Haaser (Austria)   1.45

6. Wendy Holdener (Zvicra) 1.54

7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         1.77

8. Sofia Goggia (Italia) 1.89

9. Marta Bassino (Italia)        2.00

10. Maria Tviberg (Norvegjia)        2.23

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test