Hirscher fitoi ‘Globin e Vogël të Kristaltë’! Matt ua bën mat - Bota Sot
Hirscher fitoi ‘Globin e Vogël të Kristaltë’! Matt ua bën mat

Skijim

E martë, 17 tetor 2017

Hirscher fitoi ‘Globin e Vogël të Kristaltë’! Matt ua bën mat

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2017 Në ora: 16:25
Marcel Hirscher

Austriaku Michael Matt ua bëri mat skiatorëve! Ai triumfoi në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë. Skiatori austriak zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48.26 minuta, duke lënë pas për 30 qindtat italianin Stefano Gross. Gjermani Felix Neureuther renditet në vend të tretë me kohë më të ngadalshme për 46 qindtat se fituesi i garës. Marcel Hirscher me gjithë orvatjet e tija nuk arriti më shumë se në vend të katërt me 80 qindtat e kohës më të ngadalshme se Matt. Megjithatë, Hirscher ditë më parë ka siguruar titullin e gjashtë rresht të kampionit të botës, por edhe trofeun e dytë radhazi, pas ‘Globit të Vogël të Kristaltë’ në Sllallomin e madh, tani e fiton edhe në sllallom. Hirscher që gjashtë vjet rresht është sundues në skijim dhe i pakapshëm nga të tjerët. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1.425 pikë, duke lënë pas Jansrud (871), Kristoffersen (867),  Pinturault (849) etj. ndërsa në sllallom Hirscher udhëheq me 685 pikë, Kristoffersen (575) etj.

Rezultatet

1.Michael Matt (Austria)      1:48.26

2. Stefano Gross (Italia)         0.30

3. Felix Neureuther (Gjermania)    0.46

4. Marcel Hirscher (Austria)  0.80

5. André Myhrer (Suedia)     1.24

6. Patrick Thaler (Italia)         1.29

7. Manfred Mölgg (Italia)      1.49

8. Julien Lizeroux (Franca)    1.57

9. Victor Jeandet (Franca)     1.64

10. Alexander Khoroshilov (Rusia) 1.70

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test