Shiffrin fenomenale, siguroi ‘Globin e Vogël të Kristaltë’

Skijim

Shiffrin fenomenale, siguroi ‘Globin e Vogël të Kristaltë’

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2017 Në ora: 14:04
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, bëri paraqitje fenomenale, duke triumfuar në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Squaw Valley të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerikania ishte shumë më e mirë se rivalet e saja, duke zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39.48 minuta. Shiffrin ka pasur kohën më të mirë për një sekondë e tre qindtat se pozita e dytë, Sarka Strachova nga Çekia. Austriakja Bernadette Schild për 5 qindtat i iku pozita e dytë, por qe më e shpejtë për 1 sekondë e 43 qindtat se vendi i katërt Emelie Wikstroem nga Suedia. Amerikania Shiffrin siguroi trofeun e çmueshëm, në disiplinën e sllallomit. ‘Globin e Vogël të Kristaltë’. Ajo kryeson me 760 pikë në renditjen e përgjithshme të sllallomit, duke lënë pas Velez Zuzulovan (515), Holdener (415), Hansdotter (372), Loeseth (362), Strachova  (362), Vlhova (311) etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 1523 pikë e ndjekur nga Stuhec me 1.145 sosh, pasojnë: Goggia (1.057),  Gut (1.023), Worley (796), Brignone (735) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:39.48

2. Sarka Strachova (Çekia)    1.03

3. Bernadette Schild (Austria)        1.08

4. Emelie Wikstroem (Suedia)       2.51

5. Chiara Costazza (Italia)      2.69

6. Christina Geiger (Gjermania)     2.93

7. Marina Wallner (Gjermania)      3.07

8. Katharina Truppe (Austria)         3.32

9. Irene Curtoni (Italia) 3.48

10. Anna Swenn-Larsson (Suedia)           3.51

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat