Weirather kampione në supersllallomin e madh - Bota Sot
Weirather kampione në supersllallomin e madh

Skijim

E hënë, 11 dhjetor 2017

Weirather kampione në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2017 Në ora: 19:11
Tina Weirather

Skiatorja nga Lihteshtajni, Tina Weirather, është kampione në supersllallomin e madh. Ajo shënoi fitore në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Weirather zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  1:11.66 ose qe për 35 qindtat e sekondës më e shpejt se Ilka Stuhec nga Sllovenia. Federica Brignone nga Italia renditet në vend të tretë për një qindtën e sekondës më të dobët se pozita e dytë. Weirather është kampione me 435 pikë (fitoi Globin e Vogël të Kristaltë) në supersllallom të madh, kurse Stuhec është në vend të dytë me 430 sosh. Në renditjen e përgjithshme, amerikania Shiffrin udhëheq me 1.523, duke lënë pas Stuhec me 1.325 sosh.

Rezultatet

1. Tina Weirather (Lihteshtajni)   1:11.66

2. Ilka Stuhec (Sllovenia)     0.35

3. Federica Brignone (Italia)         0.36

4. Nicole Schmidhofer (Austria)   0.74

5. Elisabeth Görgl (Austria) 1.34

6. Ricarda Haaser (Austria) 1.38

7. Christine Scheyer (Austria)       1.46

8. Viktoria Rebensburg (Gjermania)      1.65

9. Tessa Worley (Franca)      1.70

10. Elena Curtoni (Iralia)       1.83

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test