Jansrud fitoi “Globin e vogël të Kristaltë”, Reichelt garën

Skijim

Jansrud fitoi “Globin e vogël të Kristaltë”, Reichelt garën

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2017 Në ora: 23:12
Jansrud

Skiatori austriak, Hannes Reichelt, triumfoi në garën e fundit të Kupës së Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reichelt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:08.22 minuta, duke lënë pas vetes për 11 qindtat Dominik Paris nga Italia. Befasoi për të mirë zvicerani Mauro Caviezel me kohë më të ngadalshme për 33 qindtat se vendi i parë dhe po aq kohën e kishte edhe norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde. Kjetil Jansrud është fitues i “Globit të vogël të Kristaltë”, pasi që zuri vendin e parë me 394 pikë në renditjen e përgjithshme të disiplinës së supersllallomit, ndërsa Reichelt është i dyti me 303 pikë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher kryeson me 1449 pikë, duke lënë pas Jansrud me 924 sosh.

Rezultatet

1. Hannes Reichelt (Austria)          1:08.22

2. Dominik Paris (Italia)         0.11

3. Mauro Caviezel (Zvicra)    0.33

3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)      0.33

5. Vincent Kriechmayr (Austria)   0.53

6. Adrien Théaux (Franca)     0.53

7. Peter Fill (Italia) 0.55

8. Travis Ganong (SHBA)      0.60

9. Kjetil Jansrud (Norvegjia)  0.80

10. Alexis Pinturault (Franca)        1.02

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat