Skiatorja nga Sllovakia, Petra Vlhova, befasoi të gjithë me një superparaqitje, duke shkëlqyer në disiplinën e sllallomit, që u mbajt më Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32.00 minuta ose qe më e shpejt se kampionia e sllallomit, amerikania Mikaela Shiffrin. Frida Hansdotter arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me 4 qindtat e sekondës më të mirë se pozita e katërt Veronika Velez-Zuzulova nga Sllovakia. Shiffrin fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’, duke e zënë vendin e parë me 840 pikë në disiplinën e sllallomit, pas saj janë: Velez Zuzulova (565) e Holdener (455) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1.603 pikë, pasojnë: Stuhec 1.325, Goggia (1.117), Gut (1.023) etj.
Rezultatet
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:32.00
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) 0.24
3. Frida Hansdotter (Suedia) 0.35
4. Veronika Velez-Zuzulova (Sllovakia) 0.39
5. Mélanie Meillard (Zvicra) 1.05