Hirscher sundon botën e skijimit, 6 herë rresht kampion - Bota Sot
Hirscher sundon botën e skijimit, 6 herë rresht kampion

Skijim

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Hirscher sundon botën e skijimit, 6 herë rresht kampion

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 mars 2017 Në ora: 22:06
Austriaku Marcel Hirscher

Austriaku Marcel Hirscher që nga viti 2012 nuk lëshon pe, për të gjashtën herë rresht është kampion i botës. Ai sundon botën e skijimit, duke qenë më i mirë edhe në këtë edicion dhe me 1599 pikë fitoi “Globin e madh të Kristaltë”. Hirscher edhe pse nuk fitoi në garën e fundit në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo fare nuk qe e rëndësishme, sepse kishte ditë që e pati siguruar titullin e kampionit të botës.

Ai zuri vendi e katërt në sllallom me kohë më të dobët për 32 qindtat se vendi i parë, suedezi Andre Myhrer. Skiatori suedez arriti në vend të parë me kohë të kaluar për 1:27.97 minuta ose ka qenë më i shpejtë për 14 qindtat se gjermani Felix Neureuther. Paraqitje fantastike ka pasur edhe Michael Matt i cili renditet në vend të tretë me një qindtën e kohës më të dobët se pozita e dytë dhe 15 se i pari.

Hirscher përfundoi në vend të parë me 1.599 pikë, ndërsa Jansrud është i dyti me 924 pikë, Kristoffersen 903, Pinturault 875 pikë etj. Kampion i sllallomit ështe Hirscher i cili zuri vendin e parë me 735 pikë, pasojnë Kristoffersen 575, Moelgg 476 pikë etj.

Rezultatet

1. André Myhrer (Suedia)      1:27.97

2. Felix Neureuther (Gjermania)    0.14

3. Michael Matt (Austria)       0.15

4. Marcel Hirscher (Austria)  0.32

5. Manfred Mölgg (Italia)      0.43

6. Mattias Hargin (Suedia)     0.57

7. Alexander Khoroshilov (Rusia)         0.65

8. David Ryding (Britania e Madhe)      0.82

9. Stefano Gross (Italia)         0.84

10. Luca Aerni (Zvicra)          0.88

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test