Hakerat sulmojnë telefonin e skiatores

Skijim

Hakerat sulmojnë telefonin e skiatores

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:22
Woods e Vonn

Nuk kanë të përfunduar telashet për golfistin Tiger Woods. Pas arrestimit dhe akuzës se ishte duke i dhënë makinën nën efektin e ilaçeve (në maj të këtij viti), sot golfisti është sërish në faqet e para të mediave për publikimin e një foto të tij nudo. Televizioni amerikan TMZ ka konfirmuar se hakerat kanë sulmuar telefonin e ish-partneres së tij, skiatores së njohur Lindsey Vonn, duke i marrë fotografi të ndryshme. E mes tyre edhe një foto nudo e Woods, që i përkiste kohës kur dy sportistët ishin të lidhur, raporton telesport.

Më pas, kjo foto është publikuar në rrjetet sociale, fillimisht në faqen e njohur “celeb jihad”, që edhe më parë ka publikuar foto të tilla pikante të personazheve VIP, përfshi edhe të vetë Vonn vite më parë. Duke parë këtë situatë, Woods i është drejtuar avokatit të tij, që ka denoncuar publikimin e fotos dhe ka deklaruar se çështja do të shkojë në gjykatë. Edhe vetë skiatorja ka deklaruar se ka mbetur e habitur nga incidenti, duke kërkuar gjithashtu mbrojtjen e privatësisë sa saj dhe se do ta ndjekë çështjen deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat