Ndërron jetë skiatori francez - Bota Sot
Ndërron jetë skiatori francez

Skijim

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Ndërron jetë skiatori francez

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 14:34
David Poisson

Skiatori francez David Poisson ka ndërruar jetë në pistën e Nakiska (Kanada), teksa ishte duke u stërvitur. 35-vjeçari ishte duke u përgatitur për garat e Kupës së Botës, kur është rrëzuar dhe nga shpejtësia e madhe ka kaluar edhe barrierat mbrojtëse, duke u përplasur me një pemë në anë të pistës. Ky impakt ka qenë fatal për të, pasi ka ndërruar jetë në moment.

Në pistën kanadeze ishin duke u stërvitur skiatorët e kombëtares franceze, italiane dhe zvicerane, që kanë mbetur të shokuar nga ky incident i rëndë.

“Ishte gjithçka e kotë, pasi Poisson kishte ndërruar jetë menjëherë pas impaktit dhe nuk u krye transportimi i tij në spital”, thanë punonjësit e pistës. Incidenti ka ndodhur në pjesën e fundit të pistës, gjatë një kthese, ku skiatorët arrijnë shpejtësinë 100km/orë gjatë lëshimit, ndaj dhe impakti ka qenë i fortë.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test