Zvicerani triumfoi në lëshim

Skijim

Zvicerani triumfoi në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:34
Feuz

Skiatori i kombëtares së Zvicrës, Beat Feuz, dëshmoi paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit. Ai shënoi fitore në garën që u mbajt në Lake Louise të Kanadasë. Zvicerani rrëshqiti pothuajse pa asnjë gabim dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43.76 minuta apo ka qenë më i shpejt për 6 qindtat se austriaku Matthias Mayer. Austriaku me gjithë orvatjet e tij nuk arriti kohën më të shpejt, megjithatë pati 26 qindtat e kohës më të mirë se vendi i tretë Aksel Lund Svindal nga Norvegjia. Italiani Peter Fill u kënaq me pozitën e pestë, duke lënë për 11 qindtat pas vetes norvegjezin Kjetil Jansrud. Beat Feuz fitoi 100 pikët e para në renditjen e përgjithshme të Kupës dhe pa dyshim se është i ngazëllyer për këtë triumf të madh. Edhe gjermani Neureuther ka 100 pikë, pasojnë Kristoffersen 80, Mayer, Hargin 60, Svindal 60 pikë etj.

Rezultatet  

1. Beat Feuz (Zvicra)    1:43.76

2. Matthias Mayer (Austria)           0.06

3. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)  0.32

4. Peter Fill (Italia)       0.52

5. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.63

6. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 0.82

7. Adrien Théaux (Franca)     0.85

8. Mauro Caviezel (Zvicra)    1.17

9. Vincent Kriechmayr (Austria)     1.23

10. Romed Baumann (Austria)       1.24

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat