Rebensburg shënon fitore në sllallomin e madh - Bota Sot
Rebensburg shënon fitore në sllallomin e madh

Skijim

E premte, 15 dhjetor 2017

Rebensburg shënon fitore në sllallomin e madh

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:36
Viktoria Rebensburg

Skiatorja gjermane, Viktoria Rebensburg, shënoi fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rebensburg regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion, e cila ka arritur në cak me kohë të kaluar për 1:57.63 minuta apo 67 qindtat e sekondës ishte më e shpejt se Mikaela Shiffrin. Shiffrin rrëshqiti mjaft mirë, por jo edhe ta fitoi garën, e cila la pas vetes Manuela Mölgg nga Italia. Molgg ka pasur kohën e dobët për një sekondë e 49 qindtat se fituesja e garës.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 205 pikë, pasojnë Rebensburg (200), Vlhova (141), Brunner (132) etj.

Femrat

1. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        1:57.63

2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    0.67

3. Manuela Mölgg (Italia)     1.49

4. Stephanie Brunner (Austria)      1.65

5. Federica Brignone (Italia) 1.75

6. Tessa Worley (Franca)      2.11

7. Frida Hansdotter (Suedia) 2.23

8. Ana Drev (Sllovenia)         2.45

9. Mélanie Meillard (Zvicra)           2.53

10. Petra Vlhova (Sllovakia)           2.76

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test