Jansrud më i shpejti në supersllallomin e madh

Skijim

Jansrud më i shpejti në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 23:33
Kjetil Jansrud

Skiatori nga Norvegjia, Kjetil Jansrud, ka qenë më i shpejti në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë.

Jansrud ka qenë në formë të lartë dhe arriti i pari me kohë të kaluar për 1:30.76 minuta dhe me 28 qindtat e kohës ishte më i mirë se austriaku Max Franz.

Austriaku Hannes Reichelt zuri vendin e tretë me kohë më të ngadalshme për 32 qindtat se fituesi i garës apo kishte 9 qindtat e kohës më të mirë se pozita e katërt, norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde.

Rezultatet  

1.Kjetil Jansrud (Norvegjia)    1:30.76
2.Max Franz (Austria)    0.28
3.Hannes Reichelt (Austria)    0.32
4.Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)0.41
5.Aksel Lund Svindal (Norvegjia)    0.52
6.Christof Innerhofer (Italia)    1.05
7.Dominik Paris (Italia)    1.10
8.Peter Fill (Italia)    1.15
9.Vincent Kriechmayr (Austria)1.16
10.Josef Ferstl (Gjermania)    1.17

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat