Shkëlqen skiatorja amerikane - Bota Sot
Shkëlqen skiatorja amerikane

Skijim

E martë, 12 dhjetor 2017

Shkëlqen skiatorja amerikane

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 23:37
Mikaela Shiffrin

Mikaela Shiffrin shënon fitore dhe njeherësh shkëputet në renditjen e përgjithshjme të Kupës së Botës. Amerikania triumfoi bindshëm në sllallom, e cila u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:40.91 dhe me kohë më të shpejt për 1 sdekondë e 64 qindtat se sllovakja Petra Vlhova.

Bernadette Schild nga Austria renditet në vend të tretë apo me tre qindtat më kohë më të mirë se zvicerania Denise Feierabend që zuri pozitën e katërt. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 305 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 205 pikë, Rebensburg (200) etj. Në disiplinën e sllallomit, Shiffrin kryeson me 180 pikë sa ka edhe sllovakja Vlhova. 

Rezultatet 

1.Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:40.91
2.Petra Vlhova (Sllovakja)    1.64
3.Bernadette Schild (Austria)    2.67
4.Denise Feierabend (Zvicra)    2.70
5.Frida Hansdotter (Suedia)    2.78
6.Anna Swenn-Larsson (Suedia)    3.03
7.Katharina Gallhuber (Austria)    3.30
8.Chiara Costazza (Italia)    3.60
9.Marina Wallner (Gjermania)    3.63
10.Emelie Wikstroem (Suedia)    3.64

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test