Hutter më e shpejta në lëshim - Bota Sot
Hutter më e shpejta në lëshim

Skijim

E premte, 15 dhjetor 2017

Hutter më e shpejta në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 23:28
Cornelia Hutter

Austriakja Cornelia Hutter ka qenë më e shpejta në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Lake Louise në Kanada. Hutter zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48.53 minuta ose qe më e shpejtë për 9 qindtat se Tina Weirather nga Lihteshtejni. Amerikania Mikaela Shiffrin zuri vendin e tretë me kohë më të ngadalshme për 30 qindtat se vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme kryeson Shiffrin me 365 pikë, duke lënë pas Rebensburg (236), Vlhova (221) etj

Rezultatet 
1. Cornelia Hütter (Austria)        1:48.53
2. Tina Weirather (Liehteshtejni)        0.09
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)        0.30
4. Elena Fanchini (Italia)        0.64
5. Jacqueline Wiles (SHBA)        0.75
6. Sofia Goggia (Italia)        0.76
7. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.89
8. Michelle Gisin (Zvicra)        0.97
9. Lara Gut (Zvicra)        1.07
10. Breezy Johnson (SHBA)        1.23

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test