Svindal më i miri në lëshim - Bota Sot
Svindal më i miri në lëshim

Skijim

E hënë, 11 dhjetor 2017

Svindal më i miri në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 23:02
Svindal e Feuz

Skiatori nga Norvegjia, Aksel Lund Svindal, ka qenë më i miri në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Svindal ngadhënjeu me kohë 1:40.46 minuta apo ishte më i shpejt për 15 qindtat se zvicerani Beat Feuz. Si befasi ka qenë gjermani Thomas Dressen që zuri vendin e tretë dhe me kohë më të mirë për 5 qindtat se italiani Christof Innerhofer që renditet i pesti. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Jansrud udhëheq me 249 pikë, pasojnë Svindal (245). Feuz (208), kurse në renditjen e përgjithshme të lëshimit, Feuz kryeson me 180 pikë, i ndjekur nga Svindal (160), Mayer (102) etj.

Rezultatet

1.Aksel Lund Svindal (Norvegjia)     1:40.46

2.Beat Feuz (Zvicra)      0.15

3.Thomas Dressen (Gjermania)     0.49

4.Christof Innerhofer (Italia)       0.54

5.Dominik Paris (Italia)      0.61

6.Vincent Kriechmayr (Austria)       0.71

7.Andreas Sander (Gjermania)     0.74

8.Adrien Théaux (Franca)      0.80

9.Johan Clarey (Franca)       0.96

10.Peter Fill (Italia)1.02

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test