Shiffrin në stilin e saj - Bota Sot
Shiffrin në stilin e saj

Skijim

E martë, 12 dhjetor 2017

Shiffrin në stilin e saj

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 13:23
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, triumfoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë. Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:27.55 sekonda, duke lënë për 13 qindtat pas vetes gjermanen Viktoria Rebensburg dhe për 17 qindtat zviceranen Michelle Gisin. Austriakja Cornelia Hutter për 2 qindtat mbetet jashtë podiumit dhe për 19 qindtat larg fitueses së garës. Shiffrin udhëheq me 465 pikë n renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, pasojnë: Rebensburg (316), Vlhova (221), Hutter (150) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:27.55

2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.13

3. Michelle Gisin (Zvicra)      0.17

4. Cornelia Hütter (Austria)  0.19

5. Tina Weirather (Lihteshtejni)     0.31

6. Stacey Cook (SHBA) 0.61

7. Ester Ledecka (Çekia)        0.62

8. Kira Weidle (Gjermania)   0.63

9. Sofia Goggia (Italia) 0.69

10. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)      0.72

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test