Zvicerania Flury heshti të gjithë!

Skijim

Zvicerania Flury heshti të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:11
Flury

Skiatorja e Zvicrës, Jasmine Flury, heshti të gjithë me paraqitjen e saj fantastike në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në St. Moritz.  24 - vjeçarja bëri një rrëshqitje pa gabime dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:02.59 minuta dhe la pas vetes për 10 qindtat bashkëkombësen e saj Michelle Gisin.

Se gara ishte shumë e fortë dhe diferenca shumë e ngushtë më së miri e dëshëmon edhe Tina Weirather e Lihteshtejnit e cila zuri pozitën e tretë me 16 qindtat me pak se e para dhe gjashtë se Gisin. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 521 pikë, pasojnë Rebensburg (376), Weirather (294), Gisin (232), Vlhova (221), Worley (202) etj. kurse në renditjen e supersllallomit të madh, Weirather udhëheq me 160 pikë, e ndjekur nga zviceranet Flury (136) e Gisin (98).

Rezultatet

1. Jasmine Flury (Zvicra) 1:02.59

2. Michelle Gisin (Zvicra) 0.10

3. Tina Weirather (Lihteshtejni)        0.16

4. Federica Brignone (Italia)     0.34

5. Anna Veith (Austria)     0.55

6. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 0.59

7. Johanna Schnarf (Italia)        0.68

8. Tessa Worley (Franca) 0.76

9. Corinne Suter (Zvicra)  0.77

10. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)          0.93

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat