Hirscher ngadhënjeu në sllallomin e madh - Bota Sot
Hirscher ngadhënjeu në sllallomin e madh

Skijim

E enjte, 24 maj 2018

Hirscher ngadhënjeu në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:04
Marcel Hirscher

Kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher, dëshmoi klasin e tij dhe me një fitore bindëse në disiplinën e sllallomit të madh, në garën që u zhvillua në Alta Badia të Italisë. Ai si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën, ka qenë dominues karshi rivalëve. Austriaku zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:25.42 minuta apo me një kohë bindshëm më të mirë për një sekondë e 70 qindtat se vendi i dytë,

Image

Henrik Kristoffersen.

Në pozitën e tretë renditet slloveni Zan Kranjec, por me shtatë qindtat me pak se pozita e dytë dhe për 25 qindtat e kishte kohën më të mirë se zvicerani Justin Murisier, që  zuri pozitën e katërt. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 374 pikë apo ka 9 më shumë se Kristofferseni, ndërsa në sllallomin e madh, Hirscher kryeson me 260 pikë apo ka 55 më shumë se Kristoffersen.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  2:25.42

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          1.70

3. Zan Kranjec (Sllovenia)     1.82

4. Justin Murisier (Zvicra)     2.07

5. Ted Ligety (SHBA)    2.23

6. Matts Olsson (Suedia)       2.27

7. Manuel Feller (Austria)     2.33

8. Luca De Aliprandini (Italia)         2.50

9. Alexis Pinturault (Franca) 2.80

10. Leif Haugen (Norvegjia)  2.85

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test