Skiatorja austriake Anna Veith – Fenninger është rikthyer fuqishëm pas një kohe të gjatë. Ajo triumfoi në garën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Vald'Isere të Francës. Veith – Fenninger zuri pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:05.77 minuta apo ka qenë më e shpejt për 48 qindtat se Tina Weirather nga Lihteshtejni.
Skiatorja italiane Sofia Goggia renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 51 qindtat se pozita e parë dhe tri se vendi i dytë, kurse ka 13 qindtat e kohës më të mirë se zvicerania Lara Gut. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 521 pikë, pasojnë Rebensburg (412), Weirather (374) etj. ndërsa në disiplinën e supersllallomit të madh, Weirather udhëheq me 240 pikë, duke lënë pas Gisin (169), Goggia (169), Schmidhofer (162) etj.
Rezultatet
1. Anna Veith (Austria) 1:05.77
2. Tina Weirather (Liheteshtejni) 0.48
3. Sofia Goggia (Italia) 0.51
4. Lara Gut (Zvicra) 0.64
5. Michelle Gisin (Zvicra) 0.86
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 1.01
7. Federica Brignone (Italia) 1.09
8. Nicole Schmidhofer (Austria) 1.23
9. Ramona Siebenhofer (Austria) 1.48
10. Anna Hofer (Italia) 1.52