Shiffrin sundon në sllallomin e madh

Skijim

Shiffrin sundon në sllallomin e madh

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 15:43
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, sundoi në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Courchevel të Francës.  Shiffrin bëri paraqitje të përsosur si në grahjen e parë po ashtu edhe në të dytën, duke triumfuar me kohë  02:02.40 minuta ose ka pasur kohën shumë më të shpejt, për 99 qindta se vendi i dytë Tessa Worley nga Franca.  Shiffrin ka fituar 34 gara të Kupës Botërore, por kjo ishte vetëm e pesta e saj në sllallomin gjigand. Worley për dy qindtat arriti të jetë më e shpejt se pozita e tretë Manuela Mölgg nga Italia.

 

Karakteristikë ka qenë se Ragnhild Mowinckel nga Norvegjia, që zuri vendin e katërt, ka pasur tre të qindtat e kohës më të dobët se pozita e dytë dhe një se ajo e treta. Zviceranet Wendy Holdener dhe Lara Gut nuk e kishin ditën e tyre, duke u renditur në pozitën e nëntë përkatësisht të dhjetë. Holdener kishte kohën më të mirë për 6 qindtat se Gut.

Gara ka qenë shumë interesante hiq dominimit të amerikanes. Në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, Shiffrin prin me 225 pikë, e ndjekur nga Rebensburg (218), Worley (200), Mölgg (180) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 621 pikë, pasojnë: Rebensburg (430), Weirather (374), Gisin (303) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    02:02.40

2. Tessa Worley (Franca)      0.99

3. Manuela Mölgg (Italia)     1.01

4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         1.02

5. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) 1.30

6. Melanie Meillard (Zvicra) 1.33

7. Adeline Baud Mugnier (Franca) 1.67

8. Marta Bassino (Italia)        1.75

9. Wendy Holdener (Zvicra) 1.81

10. Lara Gut (Zvicra)    1.87

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat