Fitore e madhe e skiatores amerikane - Bota Sot
Fitore e madhe e skiatores amerikane

Skijim

E mërkurë, 15 gusht 2018

Fitore e madhe e skiatores amerikane

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, dëshmoi paraqitje shumë të mirë dhe triumfoi në disiplinën e sllallomit, në garën që u zhvillua në Lienz të Austrisë. Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:43.87 minuta dhe me kohë bindshëm më të mirë, për 89 qindtat se pozita e dytë, zvicerani Wendy Holdener.

Image

Zvicerania ka pasur kohën më të mirë për 33 qindtat se pozita e tretë, Frida Hansdotter nga Suedia. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 821 pikë, pasojnë Rebensburg (430), Weirather (374) etj. ndërsa në renditjen e sllallomit Shiffrin kryeson me 380 pikë, i përcjell nga Vlhova (305), Holdener (185) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)  1:43.87

2. Wendy Holdener (Zvicra)         0.89

3. Frida Hansdotter (Suedia)         1.22

4. Bernadette Schild (Austria)       1.77

5. Estelle Alphand (Suedia)  1.82

6. Petra Vlhova (Sllovakia)  1.82

7. Katharina Gallhuber (Austria)  2.01

8. Christina Geiger (Gjermania)   2.21

9. Denise Feierabend (Zvicra)       2.31

10. Melanie Meillard (Zvicra)       2.31

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test