Pinturault tregoi formë të jashtëzakonshme

Skijim

Pinturault tregoi formë të jashtëzakonshme

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 16:16
Alexis Pinturault

Francezi Alexis Pinturault triumfoi në disiplinën e superkombinimit, në garën që u zhvillua në Bormio të Italisë. Pinturault tregoi paraqitje të jashtëzakonshme, duke arritur i pari në cak me kohë të kaluar për 2:41.13 dhe lënë pas vetes për 42 qindtat e sekondës, italianin Peter Fill. Skiatori italian për 3 qindta ishte më i shpejt se norvegjezi Kjetil Jansrud.  Jansrud u tregua mjaft i mirë, por jo edhe pa gabime në shteg, duke ngecur për 45 qindtat nga fituesi i garës.

Rezultatet

1. Alexis Pinturault (Franca) 2:41.13

2. Peter Fill (Italia         0.42

3. Kjetil Jansrud (Norvegjia)           0.45

4. Mauro Caviezel (Zvicra)    0.68

5. Thomas Dressen (Gjermania)     0.83

6. Matthias Mayer (Austria)           0.97

7. Martin Cater (Sllovenia)   1.02

8. Broderick Thompson (Kanada)  1.22

9. Gian-Luca Barandun (Zvicra)      1.41

10. Romed Baumann (Austria)       1.51

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat