Shiffrin triumfoi në “Mbretëreshën e borës” - Bota Sot
Shiffrin triumfoi në “Mbretëreshën e borës”

Skijim

E premte, 27 prill 2018

Shiffrin triumfoi në “Mbretëreshën e borës”

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:08
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, dëshmoi cilësitë e saja në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Sljem të Zagrebit. Shiffrin është fituesja e edicionit të 12-të të “Mbretëreshës së borës”. Ajo ka qenë shumë më e mirë se rivalet tjera. Kjo ka qenë fitorja e shtatë në Kupën e Botës në edicionin e ri dhe e 38-ta në karrierë, 28 në sllallom.

Image

Amerikania deri me tani tri herë e ka fituar garën “Mbretëresha e borës”, në vitin 2013, 2015 dhe 2018. Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:53.07 minutë dhe kishte kohën më të mirë për një sekondë e 59 qindtat se Wendy Holdener nga Zvicra.

Suedezja Frida Hansdotter ngeci për 12 qindtat nga pozita e dytë dhe kishte kohën më të mirë për 13 qindtat se sllovakja, Petra Vlhova. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.081 pikë, pasojnë: Rebensburg (510), Vlhova (475), Holdener (450), Weirather (374), Hansdotter (344), Gisin (343), Worley (336), Mowinckel (312), Goggia (284) pikë etj. Ndërkaq, në renditjen e sllallomit, Shiffrin prin me 580 pikë, pas saj janë: Vlhova (395), Holdener (345), Hansdotter (291), Schild (207), Meillard (187), Feierabend (156) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)  1:53.07

2. Wendy Holdener (Zvicra)      1.59

3. Frida Hansdotter (Suedia)     2.11

4. Petra Vlhova (Sllovakia) 2.24

5. Bernadette Schild (Austria)    2.38

6. Katharina Gallhuber (Austria) 2.91

7. Erin Mielzynski (Kanada)       2.96

8. Katharina Liensberger (Austria)     3.20

9. Mélanie Meillard (Zvicra)               3.33

10. Anna Swenn-Larsson (Suedia)              3.34

 

Fituesit e Mbretëreshës së Borës 

2005: Tanja Poutiainen (Finlanda)

2006: Marlies Schild (Austria)

2007: Marlies Schild (Austria)

2008: Tanja Poutiainen (Finlanda)

2009: Maria Riesch (Gjermania)

2010: Sandrine Aubert (Franca)

2011: Marlies Schild (Austria)

2012: Marlies Schild (Austria)

2013: Mikaela Shiffrin (SHBA)

2015: Mikaela Shiffrin (SHBA)

2017: Veronika Velez Zuzulova (Sllovakia)

2018: Mikaela Shiffrin (SHBA)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test