Koreja e Veriut do marrë pjesë në LO Dimërore që mbahen në Korenë e Jugut

Skijim

Koreja e Veriut do marrë pjesë në LO Dimërore që mbahen në Korenë e Jugut

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:03
Ilustrim

Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, që zhvillohen në Korenë e Jugut në shkurt, thonë zyrtarët nga Seuli.
Ky vendim erdhi pasi 2 vendet u ulën sot në negociata të një niveli të lartë, pas më shumë se 2 vitesh ndërprerje të komunikimit mes 2 Koreve.
Delegacioni do të përfshijë atletë, zyrtarë dhe një grup drejtuesish, ndërsa vendimi u përshëndet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që theksoi se ky është një shembull ideal për të ilustruar ndikimin pozitiv të sportit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat