Shiffrin 821 pikë epërsi ndaj Holdenerit - Bota Sot
Shiffrin 821 pikë epërsi ndaj Holdenerit

Skijim

E diel, 18 shkurt 2018

Shiffrin 821 pikë epërsi ndaj Holdenerit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:01
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaele Shiffrin, është e pandalshme! Ajo shënoi edhe një fitore të madhe, e pesta rresht dhe e dhjeta gjatë edicionit të ri! 22-vjeçarja amerikane dominoi në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë.

Shiffrin zuri pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:50.86 minutë, me kohë me të shpejt për 94 qindtat se austriakja Bernadette Schild. Skiatorja suedeze renditet në vend të tretë me një sekondë e 43 qindtat se fituesja e garës.

Image

E veçanta e garës ka qenë, se në rrëshqitjen e parë Schild dominoi dhe pati kohën më të mirë për 37 qindtat se amerikania. Por në rrëshqitjen e dytë, amerikania u dëshmua e jashtëzakonshme dhe ia doli të ngadhënjen.  Kjo është fitorja e 41-të në karrierën e amerikanes, e cila tani prin me 1.381 pikë apo ka 821 pikë më shumë se zvicerania Wendy Holdener. Në pozitën e tretë është sllovakja Petra Vlhova me 554 pikë apo ka gjashtë sosh me pak se Holdener.

Shiffrin kryeson garën e sllallomit me 780 pikë, e dyta është Vlhova me 445 pikë, ndërsa Hansdotter në vendin e tretë (431 pikë) etj. me një fjalë, Shiffrin i buzëqesh titulli i ri i kampiones së botës, po ashtu edhe Globi i vogël i Kristaltë në sllallom.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)       1:50.86

2. Bernadette Schild (Austria) 0.94

3. Frida Hansdotter (Suedia)   1.43

4. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia)  2.62

5. Katharina Truppe (Austria)  2.67

6. Chiara Costazza (Italia)       2.80

7. Anna Swenn-Larsson (Suedia)   2.84

8. Katharina Liensberger (Austria)  2.91

9. Nastasia Noens (Franca)    3.03

10. Katharina Gallhuber (Austria)    3.24

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test