Feuz fiton garën me shtegun më të gjatë në botë! - Bota Sot
Feuz fiton garën me shtegun më të gjatë në botë!

Skijim

E enjte, 16 gusht 2018

Feuz fiton garën me shtegun më të gjatë në botë!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:06
Feuz, foto Reuters

Skiatori i Zvicrës, Beat Feuz, triumfoi në garën me shtegun më të gjatë në botë të skijimit. Ai triumfoi në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Wengen.  Feuz u dëshmua shumë i mirë në shtegun e gjatë 4270 metra. Zvicerani zuri pozitën e parë me kohë të kaluar 2:26.50 minuta ose me kohën më të mirë për 18 qindtat se Aksel Lund Svindal nga Norvegjia.

Matthias Mayer nga Austria renditet në vend të tretë me 67 qindtat e kohës më të ngadalshme se vendi i parë dhe me kohë më të mirë për 10 qindtat se bashkëkombësi i tij, Hannes Reichelt nga Austria.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 874 pikë, pasojnë: Kristoffersen (720), Jansrud (559) etj. kurse në disiplinën e lëshimit Svindal kryeson me 420 pikë, i ndjekur nga Feuz (238), Paris (232) etj.

Rezultatet 
1. Beat Feuz (Zvicra)    2:26.50
2. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)    0.18
3. Matthias Mayer (Austria)    0.67
4. Hannes Reichelt (Austria)    0.77
5. Thomas Dressen (Gjermania)    0.93
6. Vincent Kriechmayr (Austria)    0.98
7. Maxence Muzaton (Franca)    1.18
8. Dominik Paris (Italia)    1.22
9. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    1.53
10. Peter Fill (Italia)    1.79

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test