Bukuroshja amerikane fitoi bindshëm në lëshim - Bota Sot
Bukuroshja amerikane fitoi bindshëm në lëshim

Skijim

E martë, 14 gusht 2018

Bukuroshja amerikane fitoi bindshëm në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:56
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, tregoi formë të madhe në disiplinën e lëshimit dhe triumfoi me kohë të kaluar për 1:36.48 minuta. Bukuroshja amerikane ishte jashtëzakonisht e mirë dhe  bindshëm doli e para, me 92 qindtat e sekondës ndaj skiatores nga Lihteshtejni Tina Weirather. Jacqueline Wiles e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zuri pozitën e tretë me 6 qindtat me pak se pozita e dytë apo 98 qindtat se Vonn.

Image

Vonn

Në Cortina d'Ampezzo të Italisë pa dyshim se ka qenë një garë shumë e fortë mes skiatoreve, por Vonn kësaj here ishte shumë e shpejtë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1477 pikë ose është bindshëm e para, duke lënë pas Goggia (570), Holdener (560) etj, ndërsa në renditjen e lëshimit Goggia prin me 269 pikë apo ka shtatë më shumë se Weirather dhe 13 se Shiffrin.

Rezultatet

1. Lindsey Vonn (SHBA)    1:36.48
2. Tina Weirather (Lihteshtejni)    0.92
3. Jacqueline Wiles (SHBA)    0.98
4. Ramona Siebenhofer (Austria)    1.25
5. Michelle Gisin (Zvicra)    1.38
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    1.40
7. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1.45
8. Stephanie Venier (Austria) 1.58
9.  Johanna Schnarf (Italia)    1.81
10. Lindsey Hütter (Austria)    1.85

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test