Dressen befasoi të gjithë, triumfoi në lëshim

Skijim

Dressen befasoi të gjithë, triumfoi në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:59
Thomas Dressen

Skiatori gjerman, Thomas Dressen, befasoi të gjithë, triumfoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë. Dressen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56.15 minuta, me kohë më të shpejtë për 20 qindtat se zvicerani Beat Feuz.

Në pozitën e tretë u rendit austriaku Hannes Reichelt me 41 qindtat e kohës më të ngadalshme se pozita e parë, por për 5 qindtat ka qenë më i shpejtë se bashkëkombësi i tij, Vincent Kriechmayr.  Në renditjen e lëshimit, Svindal kryeson me 452 apo 10 më shumë se Feuz, pasojnë: Dressen (265), Jansrud (264) etj. kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 974 pikë, duke lënë pas Kristoffersen me 800 sosh, Svindal (666), Jansrud (665) etj.

Rezultatet
1. Thomas Dressen (Gjermania)    1:56.15
2. Beat Feuz (Zvicra)    0.20
3. Hannes Reichelt (Austria)    0.41
4. Vincent Kriechmayr (Austria)    0.46
5. Marc Gisin (Zvicra)    0.68
6. Andreas Sander (Gjermania)    0.74
7. Brice Roger (Franca)    0.93
8. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)    1.12
9. Peter Fill (Italia)    1.26
10. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    1.30

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat