Fitore e madhe e norvegjezit - Bota Sot
Fitore e madhe e norvegjezit

Skijim

E diel, 27 maj 2018

Fitore e madhe e norvegjezit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:30
Henrik Kristoffersen, foto Reuters

Henrik Kristoffersen shënoi fitore të madhe në disiplinën e sllallomit, në garën që u zhvillua në Kitzbuhel të Austrisë. Kristoffersen si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën ka qenë më i mirë dhe si rrjedhojë e kësaj triumfoi me kohë të kaluar për 1:48.49 minuta. Ai ishte më i shpejt për 97 qindtat se kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher. Austriaku u orvat maksimalisht, por assesi që ta fitoi garën përballë të disponuarit Kristoffersen. Në vend të tretë renditet zvicerani Daniel Yule, por me kohë më të dobët për një sekondë e 35 qindtat se fituesi i garës, kurse francezi Victor Muffat Jeandet zuri pozitën e katërt me kohë më të mirë për 6 qindtat se Manuel Feller nga Austria. Në renditjen e sllallomit Hirscher kryeson me 634 pikë apo ka 99 më shumë se vendi i dytë, Kristoffersen, kurse Matt është i tretë me 348 sosh etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher prinë me 1054 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 900 pikë, pasojnë: Svindal (666), Jansrud (665), Pinturault (588) etj.

Rezultatet

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          1:48.49

2. Marcel Hirscher (Austria)            0.97

3. Daniel Yule (Zvicra)  1.35

4. Victor Muffat Jeandet (Franca)            2.16

5. Manuel Feller (Austria)     2.22

6. Ramon Zenhäusern (Zvicra)       2.34

7. Jonathan Nordbotten (Norvegjia)       2.55

8. Clement Noel (Franca)                2.63

9. Manfred Mölgg (Italia)      2.79

10. David Ryding (Britania e Madhe)      2.79

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test