Garë dramatike, Rebensburg për 3 qindtat para norvegjezes - Bota Sot
Garë dramatike, Rebensburg për 3 qindtat para norvegjezes

Skijim

E diel, 18 shkurt 2018

Garë dramatike, Rebensburg për 3 qindtat para norvegjezes

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:18
Viktoria Rebensburg

Skiatorja norvegjeze, Ragnhild Mowinckel, për pak bëri befasi në disiplinën e sllallomit të madh, e cila mbajt në Kronplatz të Italisë. 25-vjeçarja norvegjeze për tre qindtat mbetet pas fitueses së garës, gjermanes Viktoria Rebensburg. Rebensburg dëshmoi rrëshqitje të jashtëzakonshme sidomos në rrëshqitjen e dytë dhe ngadhënjeu në garën dramatike. Në rrëshqitjen e parë Mowinckel ka qenë e para me 8 qindtat para italianes Bassino dhe 9-të se Rebensburgu.

Në rrëshqitjen e dytë, Rebensburg tregoi mjeshtërinë e saj dhe pa gabime, ia doli të triumfoi, duke lënë pas vetes norvegjezen për 3 qindtat. Kjo ishte një fitore e madhe për gjermanen e cila është në pozitën e parë në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh dhe me gjasa të mëdha për ta fituar kurorën e “Globit të vogël të Kristaltë” në këtë disiplinë.  Në pozitën e tretë është renditur italiania Federica Brignone, por me kohë më të dobët për 66 qindtat se Rebensburg, por me 12 qindtat më e shpejtë se vendi i katërt, Marta Bassino. Bassino nuk e tregoi veten sikurse në rrëshqitjen e parë dhe mbetet jashtë podiumit.  

Paraqitje të mirë nuk pati edhe francezja Tessa Worley, e cila u rendit në vend të gjashtë me një sekondë e 91 qindtat me pak se fituesja e garës. Zviceranet nuk e patën ditën e tyre, megjithatë përfunduan në Top 10-sh. Melanie Meillard zuri vendin e nëntë apo për 22 qindtat ka qenë më e shpejt se bashkëkombësja e saj, Wendy Holdener, që renditet e dhjeta. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin prinë bindshëm me 1.477 pikë, duke lënë pas Rebensburg me 634 pikë, pasojnë: Weirather (601), Holdener (586), Goggia (570) etj. ndërsa në renditjen e disiplinës së sllallomit të madh Rebensburg udhëheq me 422 pikë, pas saj janë: Shiffrin (385), Worley (370), Brignone (245), Mowinckel (231) etj.

Rezultatet

1. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        02:06.19

2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         0.03

3. Federica Brignone (Italia) 0.66

4. Marta Bassino (Italia)        0.88

5. Sara Hector (Suedia)         0.96

6. Tessa Worley (Franca)      1.91

7. Estelle Alphand (Suedia)   1.93

8. Irene Curtoni (Italia) 1.99

9. Mélanie Meillard (Zvicra) 2.16

10. Wendy Holdener (Zvicra)         2.38

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test