Hirscher thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme

Skijim

Hirscher thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2018 Në ora: 11:35
Hirscher

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Ai shënoi fitore në disiplinën e sllallomit, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë. Hirscher po dëshmohet gjithnjë e më në formë në prag të garave të Lojërave Olimpike  - ‘Pyeongchang 2018’, të cilat nisin me 6 shkurt.  Kampioni në fuqi i botës shënoi fitoren e 54-të në karrierë dhe barazoi rekordin me legjendën austriake Hermann Maier.

Image

Kristoffersen 

Një fitore e madhe e cila e afron drejt titullit në disiplinën e sllallomit.  Në fakt, barazimi i rekordit me Maierin pa dyshim se është një sukses i madh.  Maier vlerësohet një nga skiatorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por para tij është legjenda Ingemar Stenmark i Suedisë, i cili ka 86 fitore në garat e Kupës së Botës. Hirscher zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43.56 minuta apo për 39 qindtat ka qenë më i mirë se norvegjezi Henrik Kristoffersen. Hirscher si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën ka qenë më i mirë. Në vend të tretë u rendit zvicerani Daniel Yule, me kohë më të dobët për 2 sekonda e 13 qindtat se fituesi i garës. 

Image

Yule 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher thellon epërsinë. Ai tani ka  1.154 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen (980), Svindal (666), Jansrud  (665), Pinturault (598), Feuz (536) etj. ndërsa në sllallom Hirscher kryeson me 734 pikë, pasojnë Kristoffersen (615), Myhrer (373), Matt (348) etj. Hirscher dominon që nga viti 2012 apo është gjashtë herë radhazi kampion i  botës. Ai është afër titullit të shtatë rresht, që do të ishte historike në botën e skijimit.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  1:43.56

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          0.39

3. Daniel Yule (Zvicra)  2.13

4. André Myhrer (Suedia)     2.18

5. Manfred Mölgg (Italia)      2.33

6. Clement Noel (Franca)      2.43

7. Stefano Gross (Italia)         2.47

8. Manuel Feller (Austria)     2.49

9. Victor Jeandet (Franca)     2.97

10. Jonathan Nordbotten (Norvegjia)    3.02

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat