Skiatorja zvicerane, Wendy Holdener, shkëlqen në garën e superkombinimit, që u mbajt në Lenzerheide të Zvicrës. Ajo ka qenë më e mirë se rivalet tjera dhe doli e para me kohë të kaluar për 02:01.18 minuta. Holdener pati kohën me të shpejtë për 1 sekondë e 55 qindtat se Marta Bassino nga Italia, kurse në pozitën e tretë u rendit Ana Bucik nga Sllovenia, e cila ka pasur kohën për një të qindtën me të dobët se vendi i dytë. Bucik befasoi me rrëshqitje të mirë dhe me pak fat ka mundur të ngjitet në pozitën e dytë. Skiatorja amerikane Lindsey Vonn zuri vendin e katërt me një sekondë e 88 qindtat me pak se fituesja e garës apo për 12 qindtat ka qenë më e shpejt se austriakja Ramona Siebenhofer. Michelle Gisin renditet në vend të nëntë me kohë me të dobët për 2 sekonda e 38 qindtat se Holdener. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.477 pikë, pasojnë: Holdener (686), Rebensburg (634), Weirather (601), Gut (581), Goggia (570), Vlhova (562), Gisin (540), Mowinckel (539), Brignone (538) etj.
Rezultatet
1. Wendy Holdener (Zvicra) 02:01.18
2. Marta Bassino (Italia) 1.55
3. Ana Bucik (Sllovenia) 1.56
4. Lindsey Vonn (SHBA) 1.88
5. Ramona Siebenhofer (Austria) 2.00
6. Nevena Ignjatovic (Serbia) 2.06
7. Anne-Sophie Barthet (Franca) 2.14
8. Denise Feierabend (Zvicra) 2.35
9. Michelle Gisin (Zvicra) 2.38
10. Romane Miradoli (Franca) 3.04