Hirscher në stilin e kampionit - Bota Sot
Hirscher në stilin e kampionit

Skijim

E martë, 20 shkurt 2018

Hirscher në stilin e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2018 Në ora: 15:31
Marcel Hirscher

Kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë. Hirscher zotëroi në dy rrëshqitje dhe si pasqyrë e kësaj triumfoi bindshëm ndaj rivalëve të tij. Hirscher zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:40.18 minuta apo e kishte kohën më të shpejt për një sekondë e 57 qindtat se vendi i dytë, austriaku Manuel Feller.

Në fakt, Hirscher edhe në rrëshqitjen e parë ishte bindshëm më i mirë, duke pas kohën për 63 qindtat më të mirë se amerikani Ligety. Prandaj, Hirscher ishte në formë të jashtëzakonshme dhe nuk u diskutua asnjëherë triumfi i tij. Ted Ligety përfundoi në vend të tretë për 12 qindtat e kohës më të dobët se pozita e dytë dhe për 1 sekondë e 69 se fituesi i garës apo ka qenë më i shpejt për 14 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen.

Në vendin e katërt renditet suedezi Matts Olsson, por me kohë të ngadalshme për një sekondë e 69 qindtat se vendi i parë. Francezi Alexis Pinturault pati paraqitje të dobët i cili mbeti në pozitën e nëntë me 2 sekonda e 32 qindtat e kohës më të dobët se Hirscher.  Në rrëshqitjen e parë Pinturault ishte mjaft i mirë, duke përfunduar i treti me 94 qindtat e sekondës larg pozitës së parë, por në rrëshqitjen e dytë nuk i shkoi ashtu siç kishte planifikuar. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, udhëheq me 1254 pikë, pasojnë Henrik Kristoffersen (1030), Aksel Lund Svindal (716) etj. ndërsa në sllallomin e madh Hirscher kryeson me 520 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen (415), Pinturault (269) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  2:40.18

2. Manuel Feller (Austria)     1.57

3. Ted Ligety (SHBA)    1.69

4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          1.83

5. Matts Olsson (Suedia)       1.97

6. Aleksander Kilde (Norvegjia)     2.13

7. Florian Eisath (Italia)         2.20

8. Mathieu Faivre (Franca)   2.30

9. Alexis Pinturault (Franca) 2.32

10. Loic Meillard (Zvicra)      2.55

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test